Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj. Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.
Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj. E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate. Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.
Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
Në vijim ju sjellim tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.
Për lëkurë të yndyrshme:
1 e bardhë veze;
Gjysmë limoni i shtrydhur;
1 lugë çaji me mjaltë.
Përziejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët. Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
Trajtimi pastrues:
1 e bardhë veze;
1 lugë gjelle me sheqer;
2 lugë çaji me niseshte.
Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht. Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re. Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.
Trajtimi qetësues:
1 e bardhë veze;
1 lugë çaji me xhel aloe vera;
1 lugë çaji me çaji kamomili.
Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar. Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës./agroweb