Shtrëngimi i dorës ka ekzistuar për shekuj. Besohet se e ka origjinën për t'ia dëshmuar dikujt se një person ofronte paqe dhe nuk mbante një armë të fshehur. Por duart mund të kenë mikrobe – të veshura me lëndë fekale
Ndërsa pandemia filloi, një biznes i planifikimit të ngjarjeve në Kansas City filloi të bënte ngjitjen e afisheve “unë shtrëngoj duart" për të ndihmuar në lehtësimin e takimeve të vështira shoqërore.
“Nuk donim që në afishe të shkruhej” ‘Ne nuk shtrëngojmë duar’, sepse kjo është paksa zhgënjyese”, ka thënë John DeLeon, nënkryetar i shitjeve në “MTI Events”, duke shtuar se ideja ishte që ata kundër saj thjesht mund të zgjedhin të mos mbajnë afishe.
Mesazhi i shtrëngimit të duarve
“Por, nëse dikush e kishte afishen në atë grup, atëherë ky ishte treguesi se ishte në rregull”. Tani, teksa punëtorët rikthehen në zyrë, miqtë ribashkohen dhe më shumë shërbime kishtare kalojnë nga Zoom-i në ambiente fizike, kjo pyetje po tundon shumë njerëz: T’i shtrëngojmë apo të mos i shtrëngojmë duart?
Shtrëngimi i dorës ka ekzistuar për shekuj. Besohet se e ka origjinën për t'ia dëshmuar dikujt se një person ofronte paqe dhe nuk mbante një armë të fshehur. Por, duart mund të kenë mikrobe – të veshura me lëndë fekale.
Edhe
Trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve
Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, paralajmëroi vitin e kaluar: “Nuk mendoj se duhet t’i shtrëngojmë duart më, për të qenë i sinqertë me ju”. Në anën tjetër është Dr. Amesh Adalja, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins. Ai mendon se e gjithë polemika e shtrëngimit është e tejmbushur.
Zgjidhja, sipas tij, është e thjeshtë: “Nëse jeni të shqetësuar për COVID, mënyra më e mirë për t’i bërë shtrëngimet e duarve të sigurta është të vaksinoheni plotësisht. Dhe për çdo gjë tjetër që mund të jetë në duart e njerëzve, thjesht lani duart para se ta prekni fytyrën. Për këtë shërben dezinfektuesi i duarve”.
Përshëndetja është pothuajse instiktive dhe e vështirë të mohohet. Por, punonjësve në shtëpi, të cilët janë fshehur në zyrat e improvizuara të kuzhinës dhe dhomës së gjumit, u është mohuar me muaj. Takimet, ditëlindjet, festat e daljes në pension dhe madje edhe funeralet janë zhvendosur në Zoom.
Humbja e lidhjeve ka qenë zemërthyese dhe ringjallja e variantit Delta po shton pyetje të reja në lidhje me kthimin në diçka që i ngjan normales. DeLeon nuk është i sigurt se shtrëngimi i dorës do të kthehet ndonjëherë. Ngjitëset që kompania e tij shiste nuk ishin kurrë shumë të shitura. Kompanitë e tjera bënë afishe që dekurajuan më fort shtrëngimin e duarve – duke përfshirë njërën që kishte një dorë skeleti dhe një tjetër të mbuluar me mikrobe të COVID-19.
“Kam luajtur golf me një djalë një ditë, të cilin nuk e kisha takuar kurrë dhe u shoqëruam shumë. Dhe është zakon që ta zgjasësh dorën dhe ta heqësh kapelën e t’i shtrëngosh duart me personin që ke luajtur”, ka thënë ai. “Dhe ne thjesht e shikuam njëri-tjetrin dhe përplasëm grushtet dhe u larguam”. Jo aq shpejt, thonë ekspertët dhe biznesmenët si Dave McClain, 52 vjeç, nga Overland Park, Kansas.
Edhe
Bisedat e shkurtra, të mira për shëndetin
Krejt ndryshe
McClain rikujton se hasi në njërën nga afishet “Unë shtrëngoj duar" në një organizim dhe e vendosi në këmishë. “Mund të bëni thirrje telefonike sa të doni dhe mund të takoheni me njerëz në internet përmes Zoom-it, por thjesht nuk është e njëjta gjë sikur kur ia shtrini dorën dhe e shtrëngoni dorën tjetër, i shikoni në sy dhe e vërtetoni atë raport”, ka thënë ai. Diane Gottsman, eksperte etike kombëtare dhe autore e “Modern Etiquette for a Better Life”, gjithashtu mendon se shtrëngimi i dorës duhet të ekzistojë, por duhet që gjërat të shkojnë më ngadalë. “Mos ia zgjat i pari dorën, edhe nëse nuk të pengon”, ka thënë Gottsman, që jeton në San Antonio, Teksas. "Shikojeni personin tjetër dhe lejojeni t’ju përshëndesë si të dojë”.
Ish-presidenti Donald Trump, një mikrobofob i vetëpërshkruar, i cili ka thënë publikisht se nuk i pëlqen zakoni dhe madje e përshkroi atë si “barbar”, u përball me kritika në ditët e para të pandemisë kur vazhdoi shtrëngimin e duarve.
Administrata e presidentit Joe Biden fillimisht mori një qasje shumë më të distancuar shoqërore ndaj pandemisë. Por, pas zbutjes së udhëzimeve federale mbi maskat dhe pas vaksinimit të popullatës, shtrëngimet e duarve dhe madje edhe përqafimet janë kthyer. Lizzie Post, stërmbesa e Emily Post, ka thënë se vendi po hyn në një kohë të vështirë të ngjashme me fillimin e pandemisë, kur njerëzit po përpiqeshin të vlerësonin sa të tjerët po distancoheshin para se të afroheshin me ta.
Edhe
Pse ju mpihen duart
Tani pyetja është nëse familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e biznesit janë vaksinuar. Qasja e saj është të njoftojë paraprakisht se është, pastaj të pyesë hapur nëse tjetri do një përqafim ose shtrëngim duarsh. Ajo nuk mendon se shtrëngimi i dorës po zhduket. “Vërtet është e vështirë për ta mohuar sepse është rrënjosur kaq shumë qëkur ishim fëmijë ose të rinj”, ka thënë Post, që jeton në Burlington, Vermont.
Por, ajo ka thënë se po mendon se si ta heqë shtrëngimin e duarve në podcastin që prodhon me kushëririn e saj, Daniel Post Senning, të quajtur “Awesome Etiquette”. “Këshilla jonë është që të ndiheni rehat me njoftimin e njerëzve, sepse mendoj se është gjë e vrazhdë të qëndroni aty dhe të silleni sikur po e injoroni një dorë të shtrirë”, ka thënë ajo. “Nëse dora e shtrirë vjen te ju dhe nuk doni t’i shtrëngoni duart, duhet t’u thoni se nuk ju pëlqen shtrëngimi i duarve. Business Law Southwest, i cili këshillon bizneset në New Mexico, Arizona dhe Teksas, ka ofruar në fillim të pandemisë për të ndihmuar në krijimin e udhëzimeve të reja në vendin e punës – siç është edhe shtrëngimi i dorës. Por nuk kishte interes, ka thënë Kristy Donahue, zëdhënëse e kompanisë. "Në fund të ditës, njerëzit dëshirojnë ndërveprimin njerëzor dhe prekjen njerëzore”.