Kur diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë, trupi zakonisht e shfaq këtë në mënyra të ndryshme. Ekspertët i kanë veçuar tetë shenja të cilat nuk duhet të injorohen por duhet t'u kushtohet vëmendje dhe të parandalohen komplikimet.
Nëse vetullat tuaja rrallohen, shkoni tek mjeku sepse kjo mund të jetë shenjë për ndonjë problem me gjëndrën tiroide dhe duhet të trajtohet me kohë. Nga ana tjetër, kjo mund ta nënkuptojë edhe moshën e shtyrë, kur shfaqet rënia e flokëve. Sidoqoftë, këshillohet vizita tek mjeku.
Kruarja mund të jetë shenjë e diabetit, por para çdo konkludimi duhet të kontrollohet vendi ose vendet në lëkurë ku shfaqet kruarja, transmeton Koha.net. Ajo mund të jetë rezultat i ndonjë pickimi të insektit ose reaksion alergjik. Nëse problemi vazhdon dhe bëhet i padurueshëm, vizitoni mjekun.
Humbja e papritur e peshës trupore nuk guxon të injorohet. Ekspertët thonë se ndryshimet e tepërta të peshës mund të jenë shkak i shumë sëmundjeve, ndërsa mjeku do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë.
Këmbët ngjyrë rozë dhe lëkura e rrudhur gjithashtu mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundjeje, apo ndonjë problemi metabolik që mund të jetë diabeti. Konsultimi me mjekun dhe testimi i sheqerit në gjak janë të obligueshme.
Gishtat e ënjtur mund të jenë shenjë e artritit psoriatik ndërsa nëse vini re ënjtje të këmbëve, kruajtje ose irritim, vizitoni mjekun.
Edhe
Gjashtë sinjalet e trupit që nuk duhet t’i injoroni
Humbja e papritur e oreksit mund të jetë shenjë e çrregullimit metabolik. Nëse shoqërohet me refluks acidik, atëherë mund të keni refluks gastro-ezofageal.
Ndryshimet e mëdha të disponimit, ndjeshmëria, zemërimi ose gëzimi i tepruar mund të jenë shenjë e ndonjë problemi mendor. Nëse disponimi juaj ndryshon shpejt midis gjendjes së lumtur dhe të pikëlluar pa arsye, ky mund të jetë tregues i depresionit. Konsultohuni me ndonjë profesionist për ta konstatuar shkakun e vërtetë.
Kleptomania është çrregullim i kontrollit të impulsit, apo pamundësi për t'u përmbajtur nga ndonjë impuls apo nxitje që është e rrezikshme për një person apo për të tjerët. Ndihet nevoja për vjedhje pa ndonjë nevojë, përcjell Koha.net. Kjo mund të jetë treguese e dementisë dhe duhet të konsultoheni me mjekun, sepse mund të çojë në probleme serioze shëndetësore dhe mendore.