Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija. Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.
Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMango
Mango njihet si Mbreti i Frutave dhe jo pa arsye. Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.
Portokalli
Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër. Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.
Molla
Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht. Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.
Shega
Shega është një thesar i mirëfilltë antioksidantësh, vitamine C dhe vlera të tjera anti-inflamatore.
Shalqini
Ky frut i lëngshëm është shumë i mirë për të hidratuar organizmin. Për më tepër, shalqini e mban trupin të freskët.
Bananja
Bananja ka nivele të larta të kaliumit që u bën mirë veshkave dhe kockave. Bananja është një burim i shkëlqyer energjie.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë të jashtëzakonshme për imunitetin dhe kundër artritit. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantëve.
Rrushi
Rrushi përmban pak kalori dhe është një frut i shëndetshëm për rënien në peshë. Rrushi është fruti i preferuar për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse janë të ëmbël por nuk e rrisin nivelin e sheqerit. Kjo përzgjedhje frutash është e mirë jo vetëm për shijet fantastike por edhe për vlerat e mëdha shëndetsore./AgroWeb.