Lifestyle

Tetë efektet pozitive të kafesë te trupi i njeriut

Konsumimi i kafesë ka një sërë efektesh pozitive në trupin e njeriut.

Kafeina përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera aktive që mund të reduktojnë inflamacionet e brendshme dhe të mbrojnë nga sëmundjet.

Konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë edhe efekte negative, por do të përqendrohemi tek ato pozitive.

Mund të rrisë jetëgjatësinë

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se konsumuesit e kafes kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjeve në gra: sëmundjet koronare të zemrës, goditjeve në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave, transmeton Class.

Bën që trupi juaj ta përpunojë më mirë glukozën (apo sheqerin)

Kjo është teoria pas studimeve që nxorën që njerëzit që pijnë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga tipi 2 i diabetit.

Ulet mundësia që të zhvilloni insuficiencë kardiake

Dy filxhanë kafe në ditë mund t’ju ndihmojë të ruheni nga insuficienca kardiake, kur një zemër e dobësuar ka vështirësi të pompojë mjaftueshëm gjak për trupin.

Ulet mundësia të prekeni nga sëmundja e Parkinsonit

Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit por mund të ndihmojë gjithashtu ata persona që janë të prekur që të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

Mëlçia juaj do ju falënderojë

Si kafja e dekafeinuar dhe ajo e zakonshmja ndikojnë pozitivisht për mëlçinë tuaj. Studimet tregojnë se konsumuesit e kafesë kanë më shumë mundësi t’i kenë nivelet e enzimave të mëlçisë në një shkallë më të shëndetshme se sa ata që nuk konsumojnë kafe.

Do të keni ADN më të fortë

Kafeja e pjekur e errët ul thyerjet e fijeve të AND, që ndodhin në mënyrë rë natyrshme por që mund të çojë në zhvillimin e kancereve apo tumoreve nëse nuk riparohet nga qelizat.

Ulen mundësitë që të prekeni nga kanceri i kolonit

Një në 23 gra zhvillojnë kancer të kolonit. Por studiuesit kanë zbuluar se konsumuesit e kafesë kishin 26 përqind më pak gjasa që kjo të ndodhte.

Ulet rreziku që të prekeni nga sëmundja e Alzheimerit

Gati dy të tretat e amerikanëve që jetojnë me Alzheimer janë gra. Por kafeina në dy filxhana kafeje mund të sigurojë një mbrojtje të rëndësishme kundër zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se gratë e moshës 65 vjeç dhe më shumë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafeje në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin demencë në përgjithësi.

Por pavarësisht këtyre përfitimeve shëndetësore që sjell konsumimi i kafesë duhet të tregoni shumë kujdes me sasinë që konsumoni dhe mos ta merrni atë në sasi të tepërt. Konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë: Rrahje të shpejta të zemrës. Tension të rritur të gjakut, ankth, vështirësi për të fjetur.