Lifestyle

Testet dhe gjurmimet efektive reduktojnë humbjen e orëve të punës në kohë pandemie

Një sistem efektiv i gjurmimit për parandalimin e valës së dytë të koronavirusit jo vetëm se shpëton jetë, por mund edhe ta zvogëlojë numrin e orëve të humbura të punës shkaku i sëmundjes deri në 50 për qind, ka treguar studimi madhor global.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka bërë të ditur se testimet efektive dhe gjurmimi i infeksioneve janë thelbësore nëse punëdhënësit duan që pjesëtarët e stafi t’u kthehen vendeve të tyre të punës dhe të mbesin të shëndetshëm.

Trupi i Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, ka përllogaritur se humbjet në orarin e punës mund të reduktohen për rreth 14 për qind në ato vende që kanë krijuar sisteme të dobëta të gjurmimit krahasuar në krahasim me 7 për qind në vendet me intensitetin më të lartë të gjurmimit.

Një ditë para se Anglia të shpaloste skemën e testimit dhe gjurmimit për të parandaluar pikun e dytë të virusit, ILO-ja ka bërë të ditur se një sistem efektiv është i nevojshëm ose përndryshe punëdhënësit dhe punëtorët do të humbnin shumë nga përfitimet e kthimit në punë.

Nëse punëtorët do të ishin të vëmendshëm për kërcënimet shëndetësore nga kthimi në punë, atëherë kjo do të ndikonte që shumë persona të cenueshëm të mbesin të përjashtuar dhe të ekspozuar ndaj kërcënimit të masës.

“Krijimi i kushteve për rimëkëmbjen e vendeve të punës që promovojnë po ashtu barazinë dhe qëndrueshmërinë nënkupton nxitjen e njerëzve dhe ndërmarrjeve që punojnë përsëri sa më parë që të jetë e mundur, në kushte të sigurta”, ka thënë Guy Ryder, drejtor i përgjithshëm i ILO-së. “Testimi dhe gjurmimi mund të jenë një pjesë e rëndësishme e pakos politike nëse duam ta luftojmë frikën, ta zvogëlojmë rrezikun dhe t'i vëmë sërish në lëvizje ekonomitë dhe shoqëritë tona”, ka thënë Ryder.

Sipas edicionit të katërt të raportit “ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës”: “Sistemi i gjurmimit dhe testimit e zvogëlon varësinë nga masat strikte të kufizimit; promovon besimin e publikut dhe kësisoj trimëron konsumin dhe mbështet punësimin; dhe ndihmon në minimizimin e pengesave operacionale të fuqisë punëtore”.