Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të mirat e domates për shëndetin

Domatet rekomandohen të konsumohen sa më shumë që të jetë e mundur.

Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmban likopen për një zemër të shëndetshme, transmeton kp.

Këto janë të mirat që sjell domatja:

Rregullon shikimin

Domatja përmban vitaminë A që mbron shikimin, parandalon dëmtimin dhe degjenerimin makular.

Edhe Pija me domate dhe sojë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit te personat obezë Lifestyle 2 d. më parë Pija me domate dhe sojë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit te personat obezë

Lufton kancerin

Studimet kanë zbuluar se domatet përmbajnë një sasi më të lartë të antioksidantit të likopenit që zvogëlon efektivisht rrezikun e kancerit të mushkërive, barkut dhe prostatës.

Mban gjakun të shëndetshëm

Hulumtimet kanë treguar se vetëm një domate mund të kënaqë rreth 40 për qind të kërkesës ditore të vitaminës C. Përveç kësaj, ajo përmban vitaminë A, kalium, hekur, andaj është shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të gjakut.

Domatja përmban vitaminë K që kontrollon gjakderdhjen, dhe mpiksjen e gjakut dhe është ideale për qarkullim më të mirë.

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Domatet përmbajnë likopenin që mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

Konsumi i rregullt i domates ulë nivelin e kolesterolit të gjakut dhe triglicerideve, dhe do të zvogëlojë djegien e yndyrës në enët e gjakut.

Edhe Përfitimet e mollës në organizëm Lifestyle 3 muaj më parë Përfitimet e mollës në organizëm

Rregullon sistemin e tretjes

Domatja ruan shëndetin e sistemit tuaj të tretjes, parandalon diarre dhe kapsllëk, dhe në mënyrë efektive largon toksinat nga trupi.