Vaksinat nuk shpëtojnë jetë krye më vete, por është procesi i imunizimit ai që e bën të mundur këtë gjë. Dhe kjo gjë e vë në pah sfidën me të cilën po përballet bota tani. Procesi që zbatohet për të zhvilluar vaksinën në laborator është më ndryshe nga ai që zbatohet për prodhimin me shumicë nga industria farmaceutike, në mënyrë që të imunizohen njerëzit.
Tashmë janë në prodhim me miliarda doza të vaksinave çdo vit, duke nisur prej vaksinave kundër gripit sezonal e deri te ajo ndaj fruthit, rubeolës dhe shytit.
Pandemia e gripit të derrit më 2009, e cila shkaktoi vdekjen e qindra mijëra njerëzve, çoi në prodhimin e përafërsisht tre miliardë dozave të vaksinave të gripit, të cilat u prodhuan dhe u dërguan brenda gjashtë muajve.
Si shkon procesi i zhvillimit të vaksinave?
Krijimi i një vaksine të re është proces i gjatë. Shpërthimi i Ebolës nga viti 2014 deri më 2016 në Afrikën Perëndimore shkaktoi vdekjen e më shumë se 11.000 njerëzve. Shkencëtarët e Agjencisë së Shëndetit Publik në Kanada kishin punuar për vaksinën rVSV-ZEBOV që nga viti 2003 dhe ndodhi vetëm gjatë shpërthimit të Ebolës, kur testimet klinike të vaksinës në fakt u kryen. Ishte krijuar me sukses në nëntor 2016 dhe ishte miratuar pas tre vjetësh dhe krejt kjo u pasua me një studim të testimeve të radhës me 15.000 njerëz.
Zhvillimi dhe prodhimi i një vaksine tërësisht të re në shkallë kombëtare apo globale, ndërsa vazhdon prodhimi i të gjithë vaksinave të tjera, shndërrohet kësisoj në një përpjekje herkuloze, thonë ekspertët.
Edhe
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
“Jemi duke e krijuar një vaksinë për një virus, për të cilin nuk kemi bërë kurrë vaksinë, që nuk është miratuar, duke përdorur platforma që nuk janë përdorur gjerësisht me pacientë në klinika”, shpjegon Angela Rasmussen, virologe në Qendrën për Infektime dhe Imunitet e Universitetit të Kolumbisë.
Konvencionalisht, studimi i vaksinës mund të marrë 10 vjet nga faza fillestare deri te shpërndarja masive. Sidoqoftë, për COVID-19 po bëhen përpjekje globale që kohëzgjatja të ulet në vetëm 18 muaj, ndonëse duke iu përmbajtur të njëjtave standarde të sigurisë.
Qendrore për këtë është procesi i zhvillimit paralel që industria farmaceutike është duke e përdorur gjatë krizës. Studimi i vaksinës zakonisht realizohet me një sekuencë të hapave të njëpasnjëshëm. Zakonisht do të ishte një fazë e zhvillimit laboratorik, e pasuar nga testimi në kafshë dhe pastaj disa faza të testimeve klinike. Sapo të përfundoheshin këto faza me sukses, vaksina do të dërgohej për miratim, para se të zhvillohej procesi i prodhimit.
-
Tri vaksina kundër Ebolas po zhvillohen mes frikës në rritje për përhapjen e shpërthimit
-
OBSH-ja shqyrton përdorimin e vaksinave eksperimentale për Ebolën
-
Miliona fëmijë rrezikohen nga ngecja e procesit të vaksinimit
-
Vaksina që të mbron përjetësisht nga gripi është duke u zhvilluar, thonë shkencëtarët