Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Synetia zvogëlon rrezikun nga prekja e kancerit të prostatës

Një studim i fundit tregon se synetia zvogëlon rrezikun nga prekja e kancerit të prostatës për më shumë se 15 për qind.

Synetia është një zakon fetar për myslimanët dhe hebrenjtë, ndërsa në Amerikë, tre të katërtat e meshkujve bëjnë synetin, por jo për arsye fetare. Në Kanada, janë 30 për qind të meshkujve me syneti dhe në Britani të Madhe vetëm gjashtë për qind e meshkujve për arsye jo-religjioze.

Kjo u vërtetua edhe nga hulumtimi i fundit i udhëhequr nga Jonatan Right nga Qendra e Kërkimit të Kancerit Fred Hachison. Ai shpjegon se kanceri mund të ndikojë në infeksione të ndryshme dhe se sëmundjet e transmetuara seksualisht kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të prostatës, transmeton Ksp.

Meqë syneti mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksionit, Right beson se kjo gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të këtij kanceri.

Ky mjek bëri një hulumtim me ekipin e tij, duke përfshirë 3,399 meshkuj, gjysma e të cilëve ishte infektuar me sëmundje malinje. Bazuar në një analizë të gjendjes së tyre shëndetësore si dhe historisë së sëmundjes, ekspertët erdhën në përfundim, i cili përputhet me statistikat. Meshkujt që ishin bërë synet, i ishin nënshtruar kirurgjisë para marrëdhënies së parë seksuale.

Studiuesit besojnë se duke hequr lëkurën, burrat mbrohen nga inflamacion kronik, pasi heq zonën nën të cilën ndodh inflamacioni.

Edhe Si të zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës Lifestyle Si të zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës

Përndryshe, rezultatet e studimit u botuan në revistën "Cancer", kështu që diskutimi u debatua nëse djemtë duhet të përfshihen nga kjo ndërhyrje mjekësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithatë, rekomandon që të shkohet në këtë opsion, pasi zvogëlon rrezikun edhe nga sida te meshkujt heteroseksualë.

Vitin e kaluar, shkencëtarët gjithashtu zbuluan se femrat, bashkëshortet dhe vajzat e meshkujve që ishin bërë synet, infektohen më rrallë me papillomavirusin njerëzor (HPV).