Një ekip shkencëtarësh amerikanë ka zbuluar se autizmi mund të zbulohet shumë kohë para se të paraqiten simptomat e para, dhe se shenjat e tij mund të shihen me ndihmën e rezonancës magnetike, transmeton koha.net.
Aktualisht diagnostifikimi i besueshëm i autizmit mund të caktohet më së hershmi në moshën dyvjeçare, ndërsa kjo është një moshë kur disa probleme si paaftësia për të krijuar fjali komplekse ose vendosja e kontaktit me sy, arrijnë nivel të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi i ri, i cili tregon se autizmi mund të diagnostikohet në vitin e parë të jetës është një hap i madh përpara, i cili do t’i ndihmojë mjekët ta parashikojnë rrezikun e zhvillimit të autizmit.
Gjetjet mund të çojnë në testim dhe madje edhe terapi të hershme, e cila vepron derisa truri është më i adaptueshëm.
Studimi është publikuar në revistën Nature, ndërsa hulumtimit i janë nënshtruar 148 foshnja për të cilat konsiderohej se e kanë një faktor të rritur rreziku për zhvillimin e autizmit, sepse e kanë një vëlla ose motër më të vjetër me këtë diagnozë.
Të gjitha foshnjat në moshën 12 dhe 24 muajsh i janë nënshtruar rezonancës magnetike. Sa për krahasim, studimi i përfshiu edhe 40 foshnja, që kishin nivel më të ulët të rrezikut për t’u prekur nga autizmi.
U zbulua se foshnjat të cilat më vonë u prekën nga autizmi e kishin një rritje më të shpejtë të rrudhave në sipërfaqen e trurit në krahasim me fëmijët të cilët nuk u prekën nga autizmi. Rritja më e shpejtë e rrudhave është e lidhur me shfaqjen e simptomave të tjera në vitin e dytë të jetës, si të folurit e vonuar dhe mospërfshirja në lojë.
"Tani kemi mundësi t’i identifikojmë fëmijët, të cilët kanë të ngjarë të jenë autistik, dhe kjo na mundëson të intervenojmë para se të shfaqen shenjat e para të autizmit," tha prof. Joseph Piven, një nga hulumtuesit në projekt.
Hulumtuesit në bazë të të gjitha informacioneve që i morën nga ky studim e krijuan një algoritëm, i cili u mundësoi që në madje 80 për qind të rasteve me sukses të parashikojnë nëse fëmija do të zhvillojë autizëm deri në moshën dyvjeçare.