Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Stresi kronik ndikon në shtimin e peshës

Hulumtuesit anglezë e kanë krahasuar nivelin e stresit dhe peshën e trupit në më shumë se 2.500 meshkuj dhe femra më të vjetër se 54 vjeç, të cilët morën pjesë në një studim i cili merrej me plakjen. Studimi, i publikuar në revistën Obesity, ka treguar se stresi kontribuon në shtimin në peshë dhe humbjen e peshës.

Shkencëtarët e kontrolluan sasinë e hormonit të stresit të njohur me emrin kortizol, i cili ndodhet në flokë, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Në flokë kemi gjetur nivele të kortizolit, i cili në mënyrë të konsiderueshme ndikon në perimetrin më të madh të belit dhe indeksin më të lartë të masës trupore. Këto rezultate tregojnë se stresi kronik lidhet me obesitetin," tha autorja e studimit Sarah Jackson.

Kortizoli është një hormon i cili prodhohet në gjëndrat veshkore, ndërsa gjatë kohës së stresit ai lirohet në gjak. Përveç frenimit të inflamacionit dhe rregullimit të presionit të gjakut, kortizoli ndihmon në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Lirimi i kortizolit i aktivizon receptorët, të cilët gjenden dendur në indet e organeve të brendshme yndyrore, të cilat i rrethojnë organet e njeriut, gjë që e shpjegon lidhjen me shtimin dhe humbjen e peshës. Ai zakonisht testohet përmes gjakut, urinës dhe pështymës, por e tregon pasqyrën vetëm në momentin e caktuar.

"Niveli i kortizolit ndryshon gjatë ditës, në varësi të motit, nga ajo që hani, stresit të papritur dhe madje edhe sëmundjes. Prandaj, gjaku, urina dhe pështyma nuk mund ta tregojnë gjendjen reale kur bëhet fjalë për stresin afatgjatë", tha Jackson.