Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Stina më e mirë për të humbur peshë

Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë.

Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me janarin dhe fillimin e vitit.

Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri.

Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha.

Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie.

Edhe Yoga, ndihmesë në qetësinë emocionale gjatë vjeshtës depresive SOT Yoga, ndihmesë në qetësinë emocionale gjatë vjeshtës depresive

Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.

Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj.

Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.

Ushqimet e shëndetshme

Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme.

Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrat e shëndetshme dhe proteina.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.

Edhe Pesë gabimet që nuk po ju lënë të humbni peshë Lifestyle Pesë gabimet që nuk po ju lënë të humbni peshë

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë.

Motivohuni

Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.

Vendosni objektiva realiste

Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste.

Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen.

Edhe Rutina më e mirë e mëngjesit për të humbur peshë Lifestyle Rutina më e mirë e mëngjesit për të humbur peshë

Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë.

Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës.”/AgroWeb