Sidnej, 5 shkurt – Statinat, ilaçet më të famshme kundër kolesterolit, zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular edhe pas moshës 75 vjeç dhe për këtë arsye duhet të merren nga të moshuarit, thuhet në një studim të botuar nga revista ”Lancet”, transmeton ATSH.
Për studim janë shqyrtuar rezultatet e 28 rasteve klinike, në një kampion prej 187 000 pacientësh, nga të cilët pothuajse 15 000 mbi moshën 75-vjeçare.
Për çdo rast të mjekimit të “kolesterolit të keq” me statinë, rreziku i ngjarjeve të rënda vaskulare u ul me rreth një të pestën për të gjitha moshat, dhe për ata që në mënyrë specifike kanë pasur probleme koronare, u ul me 25%.
Për iktuset dhe për ndërhyrjet e futjes së stendave apo bay-paseve koronare rreziku qëndron i njëjtë për të gjitha moshat.
“Statinat janë një ilaç i dobishëm dhe arrijnë të zvogëlojnë rrezikun e sulmeve në zemër dhe iktuseve edhe te pacientët e moshuar’’, theksuan studiuesit.
-
Ka lajme të mira për ata që marrin statina, por dy gjëra mbeten shqetësuese
-
Studimi, ilaçi për kolesterol mund të përdoret për trajtim të pacientëve me kancer të prostatës
-
Këshilla të reja rreth përdorimit ditor të aspirinës për parandalimin e sulmit në zemër
-
4 ilaçe në 1, terapia zvogëlon sulmet në zemër me 33%
-
Llaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më të varfrit