Të dielën e fundit të muajit mars, sot, ka nisur llogaritja verore e kohës.
Në orën 02:00 të Evropës Qendrore, të dielën e fundit të marsit, koha ka shkuar 1 orë përpara, pra 03:00.
Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit ku nga 03:00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02:00, duke iu rikthyer kohës standarde.