Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Simptomat e kancerit të mushkërive

Kolla që kurrë nuk pushon, ndjenja e lodhjes dhe humbja e oreksit janë vetëm një pjesë e simptomave që mund të tregojnë kancerin e mushkërive.

Kanceri i mushkërive shfaqet në mënyrë të barabartë tek gratë dhe burrat, dhe rrallë në njerëzit nën moshën 40-vjeçare, transmeton KP.

Këto janë tetë simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive:

• Kollë që nuk ndalet gjatë kohës

• Ndryshimi i llojit të kollës që keni pasur për një kohë të gjatë

Edhe Gjysma e pacientëve me kancer të avancuar të mushkërive në SHBA nuk marrin trajtim Lifestyle 2 muaj më parë Gjysma e pacientëve me kancer të avancuar të mushkërive në SHBA nuk marrin trajtim

• Mungesa e frymëmarrjes

• Pështymë me shenja gjaku

• Dhimbje në kraharor ose shpatulla

• Humbja e oreksit

• Lodhje

Edhe 6 simptoma të kancerit të zorrës së trashë që shumë njerëz i injorojnë Lifestyle 7 muaj më parë 6 simptoma të kancerit të zorrës së trashë që shumë njerëz i injorojnë

• Humbja e peshës

Simptoma më pak të zakonshme, zakonisht të shoqëruara me forma më të përparuara të sëmundjes, përfshijnë zërin e ngrirë, vështirësinë e gëlltitjes, dhe dhimbjet nën brinjë, kraharor ose sup.