Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë infeksione që prekin çdo pjesë të sistemit urinar: veshkat, ureterin, fshikën dhe uretrën. Shumica e infeksioneve të traktit urinar prekin pjesën e poshtme të tij, kryesisht fshikëzën dhe uretrën.
Femrat janë më të rrezikuara për shfaqjen dhe zhvillimin e një infeksioni urinar në krahasim me meshkujt. Infeksionet që prekin fshikëzën ose uretrën janë të dhimbshme dhe të bezdisura. Shpesh me pasoja serioze kur ky infeksion përhapet në pjesën e sipërme të traktit urinar deri në veshkë.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me pjesët intime që të parandalojmë marrjen e infeksioneve të ndryshme. Disa ndryshime natyrale në mënyrën e jetesës do të ndihmonin në këtë rast për të mbajtur larg infeksionet urinare dhe çrregullime të tjera.
Gazeta Shekulli transmeton këshillat për disa kura natyrale për infeksionet e traktit urinar dhe metoda parandalimi që sugjerojnë ekspertët. Pini sa më shumë ujë Të qenët i hidratuar dhe konsumi sa më shumë i ujit çdo ditë është një mënyrë e mirë për të parandaluar infeksionet urinare.
Pirja sa më shumë ujë dhe urinimi i shpeshtë ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të baktereve. Filloni duke konsumuar më shumë se 9 gota ujë në ditë, sigurisht duke pasur në konsideratë nivelin e aktivitetit, dietën dhe mjedisin. Asgjë nuk mund ta zërë vendin e ujit.
Konsumoni hudhra të pagatuara
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e hudhrës për vetitë e saj natyrale antibiotike. Është e rëndësishme ta shtypni hudhrën dhe ta lini për 5 minuta që të lëshojë përbërësin allicin.
Përpiquni të konsumoni një thelb të vogël hudhre ditën dhe natën për të parë rezultatet. Nuk mund të duroni erën e keqe të hudhrës?
Bëni një dush të ngrohtë me livando
Trajtimi me një dush të ngrohtë dhe vajra esenciale me livando ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga infeksionet urinare. Uji i ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjet djegëse nga infeksionet urinare, ndërsa vaji i livandës njihet për vetitë e tij antibakteriale.
Mos të përmendim pastaj për kënaqësinë që marrim nga një dush aromatik, relaksues pas një dite të gjatë në punë. Pini sa më shumë lëng boronice Besojeni ose jo, kjo kurë e lashtë natyrale përdoret akoma sot.
Studimet kanë treguar se boronica është antibiotiku më i mirë për të parandaluar dhe trajtuar infeksionet urinare. E rëndësishme është të theksojmë se duhet të jetë lëng boronice 100% natyral, pa sheqer të shtuar. Ai me shije të hidhur. Lëngu i boronicës është i pasur me substanca acidike që zhdukin bakteret e këqija që mund të dëmtojnë traktin urinar dhe vaginën.
Flisni me partnerin gra, nëse keni çrregullime me traktin urinar, duhet të ekzaminoni edhe shëndetin emocional gjithashtu. Infeksionet urinare kronike i kanë rrënjët tek bllokimet emocionale dhe mendore.
Nëse keni probleme të pazgjidhura, këto bëhen shkak që të ndiheni të pambrojtura dhe mund të dobësojnë edhe sistemin imunitar. Ka më shumë mundësi që gratë të cilat janë në një marrëdhënie me shumë mosmarrëveshje ose mungesë harmonie të preken më shpejt nga infeksionet urinare dhe mykotike nga stresi i lartë dhe shëndeti i ulët imunitar.