Pas moshës 50-vjeçare, shumë njerëz janë të detyruar të urinojnë më shpesh për shkak të prostatës së zgjeruar, gjendje kjo e cila quhet BPH.
Nëse simptomat janë të lehta, BPH duhet të luftohet me marrjen e lëngjeve të reduktuara, rekomandojnë ekspertët.
"Rreth 1.5 litër lëng në ditë dhe asgjë më shumë se kaq. Kjo është sasia e rekomanduar e lëngjeve", thotë Instituti Gjerman për cilësinë dhe efikasitetin e kujdesit shëndetësor (IQWIG).
Për të shmangur zgjimin gjatë natës për të shkuar në tualet, burrat këshillohen të mos pinë lëngje për një orë ose dy para se të shkojnë në shtrat.
Kjo veçanërisht i referohet marrjes së lëngjeve që përmbajnë kafeinë ose alkool, pasi ato kanë veti diuretike. BHP mund të dëmtojë sekrecion urinar, pasi presioni në rritje e forcon uretrën, tubin urinar që mbart urinën nga fshikëza urinare në penis.
Nëse problemet me sëmundjen prishin kualitetin e jetës ose vjen deri te komplikimet dhe zhvillimi i infeksioneve të traktit urinar, meshkujt duhet t’i drejtohen mjekut dhe të trajtohen me terapi adekuate.
-
Pija me domate dhe sojë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit te personat obezë
-
Krizë fertiliteti – studimi zbulon se nivelet e testosteronit te burrat janë përgjysmuar
-
Zakonet që duhen shmangur për ta mbajtur stabil nivelin e sheqerit në gjak
-
Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun për 10 lloje kanceri
-
Veprimet e thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës