Ndërsa jemi në prag të stinës së pranverës, frutat dhe perimet duhet të shoqërojnë vaktet tona.
Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.
Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.
Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe tranguj, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri.
Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.
Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme./atsh
-
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime
-
Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë
-
Ushqimet që duhet konsumuar në mëngjes për të pasur disponim të mirë
-
Pesë ushqime që rrisin imunitetin gjatë motit të ndryshueshëm
-
Çfarë i ndodh trupit nëse nuk hani fruta dhe perime