Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të trajtoni plagët e krijuara nga këpucët e reja

Asgjë nuk e bën një grua të ndihet më mirë se sa të marrë një palë këpucë të reja. E në qofshin me taka, flluskat dhe plagët janë çmimi që duhet të paguani për bukurinë.

E dimë që shumë prej jush do të duronin dhimbjet vetëm për të mos hequr dorë nga takat, por mësoni truket si të parandaloni krijimin e plagëve ose trajtimin e tyre nga një palë këpucë të reja.

1. Përpara se të dilni provojini këpucët në shtëpi a ju shtrëngojnë apo jo. Nëse nuk ndiheni rehat përdorni shtresat e silikonit për t’i dhënë mbështetje këmbës.

2. Aplikoni sprej antidjersë

Krijimi i flluskave përshpejtohet nëse këmba është e djersitur, ndaj për ta parandaluar këtë gjë aplikoni deodorant. Everyday Health rekomandon aplikimin e antiperspiranteve brenda këpucëve tuaja si një masë parandaluese.

Edhe Si t’i trajtoni flluskat në lëkurë Lifestyle 3 v. më parë Si t’i trajtoni flluskat në lëkurë

3. Përdor pastë dhëmbësh

Top 10 Home Remedies rekomandon përdorimin e pastës së dhëmbëve për të ndihmuar në tharjen e flluskave, shkruan shekulli. Gjithmonë nëse jeni në shtëpi dhe nuk do t’i vishni më këpucët. Për dy orë shpëlajini këmbët dhe aplikoni një krem hidratant.

4. Çaj jeshil

Zieni 3 apo 4 qeska çaji jeshil dhe në ujin e nxehtë shtoni një lugë çaji sodë buke. Prisni pak të ftohet uji e më pas lagini këmbët e lënduara me një garzë të lagur me këtë ujë.

Edhe Si t’i zgjidhni këpucët e duhura për këmbët tuaja Lifestyle 3 v. më parë Si t’i zgjidhni këpucët e duhura për këmbët tuaja

5. Vaji i kastorit ndihmon gjithashtu në luftimin e infeksioneve të lëkurës. Lyejini këmbët përpara se të shtriheni, vishni çorape dhe në mëngjes do të shihni që plagët do të jenë shumë më mirë.

6. Aplikoni vaj vitaminë E ose xhelin e aloe verës dhe efekti do të jetë i njëjtë si ai i vajit të kastorit.