Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të shmanget dëmtimi i flokëve nga krehri?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është disi e komplikuar sepse në të vërtetë, si furça ashtu edhe krehri mund të shkaktojnë dëme tek floku. Por, çelësi i sekretit mbetet kombinimi dhe përshtatja sipas flokut.

Të gjitha furçat dhe pothuajse të gjithë krehrit kanë qime (sintetike) individuale. Kur fijet e flokut ngecin në mesin e tyre, krijohet një lloj rezistence dhe vajzat shpesh përpiqen t’i çlirojnë qimet duke e tërhequr krehrin ose furçën fort.

Ky është një gabim madhor sepse floku praktikisht shkulet nga koka ose këputet.

Një studim i hershëm ka zbuluar se furçat kanë më shumë tendencë ta këpusin flokun e gjatë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që pengon këputjen dhe shkuljen e flokut, është përdorimi i zbutësit. Flokët e ushqyer dhe të zbutur janë 60 për qind më rezistent ndaj krehjes, se flokët e patrajtuar me zbutës.

Edhe Si duhet të flini për të shmangur dëmtimin e flokëve Lifestyle Si duhet të flini për të shmangur dëmtimin e flokëve

Krehër apo furçë, cilën ta përdorni sipas llojit të flokut?

Furça me bazë katrore është e përkryer kundër flokëve të ngatërruar. Ajo zgjidh lëmshin e formuar shumë lehtë dhe nuk prish formën e flokut, të cilin e lë të paelektrizuar. Kjo furçë rekomandohet për flokë të gjatë.

Furça rrumbullake me qime, është e përkryer për krehje në kushtet e shtëpisë, ajo ndihmon në eliminimin e problemit të elektrizimit dhe ofron volum.

Sigurohuni që qimet e furçës të jenë metalike, që ta shmangni dëmtimin në maja, gjatë tharjes së flokut.

Krehri me dhëmbë të gjerë rekomandohet për flokë të njomë që kanë tendencën të ngatërrohen lehtë. Ai nuk i këput dhe as nuk e dobëson flokun tuaj.

Edhe Si duhet të flini për të shmangur dëmtimin e flokëve Lifestyle Si duhet të flini për të shmangur dëmtimin e flokëve

Furça me vrima dhe qime të forta, është e përshtatshme për flokë me kaçurrela sepse zgjidh menjëherë lëmshin e flokëve dhe nuk prish formën e kaçurrelit. Për këto flokë rekomandohet edhe krehri me dhëmbë të gjerë.

Furçë rrethore e vogël rekomandohet nga ekspertët për krehjen e ballukeve, sidomos nëse doni t’u jepni atyre më shumë volum./AgroWeb.org