Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të qëndroni të freskët gjatë nxehtësisë

nxehte

Përgjatë stinës së nxehtë është tejet e rëndësishme që të shmangni temperaturat e larta dhe të qëndroni të freskët.

Më poshtë sjellim disa këshilla si të ja dilni mbanë me këtë, transmeton ksp.

Mbani shtëpinë tuaj të freskët

Shfrytëzoni ajrin e mbrëmjes që ta freskoni shtëpinë tuaj, dhe të largoni nxehtësinë që gjatë ditës është mbledhur.

Qëndroni larg të nxehtit

Shmangni temperaturat e nxehta sidomos gjatë ditëve më të nxehta, kryesisht prej orës 10:00 deri në orën 14:00, kur dielli është më i fortë. Mos i lejoni fëmijët apo kafshët shtëpiake që të qëndrojnë në vapë.

Edhe Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm Lifestyle Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm

Rëndësia e ujit

Mbani trupin tuaj të freskuar dhe të hidratuar. Përdorni rroba të lehta dhe të gjëra, bëni dushe të ftohta dhe vazhdimisht kujdesuni që të pini ujë, por shmangni alkoolin dhe kafeinën.