Lifestyle

Si ndikon ngjyra e verdhë në gjendjen emocionale të njerëzve

Është thënë se në qoftë se shikon gjatë ngjyrën e verdhë, mund të ndiheni të shqetësuar apo të inatosur, por një gjë të tillë e ka mohuar Leatrice Eiseman, specialist i ngjyrave.

Eiseman ka bërë një hulumtim i cili ka zgjatur 30 vjet dhe ka marrë mendime të ndryshme nga mijëra njerëz, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

“Fjalët e para që vazhdimisht u vijnë në mendje njerëzve kur shohin ngjyrën e verdhë janë “ngrohtësi”, “gëzim”, “lumturi” dhe nganjëherë “më pak dhimbje”, ka thënë Eiseman.

Eiseman ka thënë se është e nevojshme që çdo person të mbaj në dhomë diçka me ngjyrë të verdhë pasi kjo ngjyrë kthen harmoninë në shtëpi.

“Kjo le të niset nga dielli. Kur zgjohemi dhe shohim diellin patjetër të gjithëve na kthehet disponimi. Por kur shohim vranësira e ditë me shi, e keni parë sa të lodhur ndihemi”, ka shtuar ai.

Edhe pse dielli në fakt ka ngjyrë të bardhë, ne e perceptojmë ngjyrë të verdhë nga largësia dhe nga nxehtësia që dielli shpërndanë.

Eiseman ka shtuar se me anë të ngjyrës së verdhë, trajtohet edhe depresioni dhe ç’rregullimet emocionale. Depresioni kryesisht shfaqet gjatë stinës së vjeshtës kur ka mungesë të diellit, e më pas më lehtë mund të trajtohet verës në prani të diellit dhe atëherë kur dominon ngjyra e verdhë.