Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e syve

Gjumi është thelbësor për rimëkëmbjen e trurit, shërimin e trupit dhe shëndetin e syve.

Mungesa e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek sytë dhe tek shikimi.

Sipas studimeve lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.

Mungesa e gjumit përkeqëson çdo problem që mund të keni me sytë, ndërkohë që zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribuues në sëmundjet e syve.

Problemet që nxiten ose përkeqësohen nga mungesa e gjumit

Edhe Si ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e syve Lifestyle Si ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e syve

Përtharja e syve

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem.

Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë.

Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është përtharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma

Bëhet fjalë për sëmundje të syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik.

Një prej shkaktarëve të kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose të lartë të gjakut gjatë natës, thonë informacionet e AgroWeb.org.

Edhe Ndikimi i mungesës së gjumit në shëndetin e syve Lifestyle Ndikimi i mungesës së gjumit në shëndetin e syve

Kjo sëmundje njihet si hajdutja tinëzare e shikimit.

Sëmundja shfaqet pa simptoma.

Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Një gjumë më i qetë ndikon pozitivisht.

Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit

Gjumi është element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm.

Një gjumë i mirë gjatë natës u jep syve forcë dhe qëndresë.

Edhe Pasojat që do t’i përballni nëse nuk po flini sa duhet Lifestyle Pasojat që do t’i përballni nëse nuk po flini sa duhet

Përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme gjumi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.