Avokado është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Studimet e mëparshme kanë treguar se mund të ndihmojë në parandalimin e një numri të sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe kanceret e ndryshme.
Studimet kanë treguar se avokado është efektiv në parandalimin e kancerit të gjirit, sepse e përmban një përqindje të lartë të karotenoideve dhe gjithashtu e nxit absorbimin e karotenoideve nga frutat dhe perimet e pasura me karotenoide, të gjitha në saje të përmbajtjes së lartë të yndyrës, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokado përmban vitaminë C dhe E, të cilat kanë veti të forta antioksiduese dhe e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës së keqe (LDL). Antioksidantët janë vendimtarë në luftën kundër radikaleve të lira, për të cilat hulumtimi ka treguar se e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së qelizave të kancerit.
Avokado e stimulon punën e mëlçisë, organit i cili është i domosdoshëm për eliminimin e toksinave nga trupi. Toksinat e vështirësojnë punën e çdo qeliza të trupit dhe e rrisin rrezikun e paraqitjes së qelizave të kancerit.
Avokado është një burim shumë i mirë i luteinës, një kompleks antikancerogjen i cili është i shkëlqyer për parandalimin e kancerit të prostatës dhe të sëmundjeve të syrit. Studimet kanë treguar se avokado mund ta reduktojë rrezikun e kancerit të gojës.
Avokado është një burim i shkëlqyer i fitokimikateve dhe fitonutrientëve, komponime që i shkatërrojnë qelizat e kancerit, që është arsyeja se pse avokado është e shkëlqyer për ta parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit, ndërsa një studim zbuloi se avokado mund t’i shkatërrojë qelizat burimore të kancerit.
Sa u përket farave të avokados, ato gjithashtu mund t’i hani sepse hulumtimet e fundit kanë treguar se e kanë një ndikim të madh në shëndetin e të gjithë organizmit.
Farat e avokados kanë efekt të fuqishëm antiinflamator dhe mund të ndihmojnë për t’i lehtësuar simptomat e artritit reumatoid. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes dhe për ta parandaluar kancerin e zorrës së trashë.