Mund të hahet e pazier, e tharë dhe e zier, të përgatitet në shumë mënyra, është e përkryer pranë mishit, peshkut dhe perimeve të tjera, ndërsa mund ta rrisim edhe vetë.
Fjala është për domaten, e cila me shijen e vet, por edhe me përbërjen, hyn në perimet që duhet t’i hamë çdo ditë. Njihuni me të gjitha dobitë e këtij ushqimi të shijshëm të kuq, transmeton Koha.net.
Është e mbushur me vitaminë C – vitamina kyçe e cila forcon imunitetin. Përmban edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B dhe të vitaminave E dhe K. Është e pasur me kalium, natrium, magnez, kalcium dhe veçanërisht me hekur.
Përmban fitonutrientin shumë të rëndësishëm që quhet likopenë që ngadalëson plakjen, ka veprim të fuqishëm antikancerogjen dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Rregullon tretjen dhe parandalon veprimin negativ të baktereve.
Nxit krijimin e karnitinës – materies së ngjashme me aminoacidet të cilat dekompozojnë dhe djegin yndyrat dhe i shndërrojnë në energji.
Hulumtimet kanë treguar se si konsumimi i domates ose derivateve të saj redukton nivelon e kolesterinës dhe triglicerideve.
Edhe
Pija me domate dhe sojë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit te personat obezë
Domatja është e mbushur edhe me materie tjera ushqyese si betakaroten, luteinë dhe zeaksantinë të cilat shpesh quhen “vitamina për sy”.
Ky ushqim është një nga të rrallët, i cili përmes përpunimit (tharjes, zierjes, bërjes pure etj.) nuk humb vlerat ushqyese.
Frutat e domates janë të shkëlqyeshme në përgatitjen e sallatave, salcave dhe garniturave. Mund t’i piqni në skarë ose furrë, t’i fërgoni, zieni, t’i mbushni dhe të bëni pure, ndërsa shija e tyre e ëmbël e tharbët është e pazëvendësueshme.