Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shprehitë ditore që ju plakin më shpejt sipas shkencës

Sipas një studimi të botuar këtë javë në revistën “Nature Communications”, limiti i kohës sa mund të jetojë një njeri qëndron diku midis 120 dhe 150 vjeç.

Por ekspertët thonë se një e vërtetë e papërshtatshme është shfaqur: Gjatë pandemisë, shumë njerëz zhvilluan shprehi të këqija ose lejuan që ato të përkeqësoheshin, e të cilat mund t’ju heqin vite nga jeta dhe kontribuojnë në plakje të parakohshme, të fytyrës por edhe sistemeve të ndryshme të trupit.

Këto janë pesë shprehi të cilët e shpejtojnë plakjen, sipas shkëncës:

Konsumimi i madh i sheqerit

Sipas një studimi të botuar në revistën “Clinical Dermatology”, sheqeri i konsumuar në sasi të madhe lidhet me dëmtimin e kolagjenit dhe elastinës, përbërësit që e mbajnë lëkurën tonë të fortë dhe rinore. Basti juaj më i mirë për një plakje të shëndetshme: Shmangni pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, dhe kini kujdes nga sasia e sheqerit në produktet që blini duke i kontrolluar me vëmendje etiketat e vendosura në këto produkte. Konsumoni më shumë ushqime të plota. Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit që çon në plakjen e parakohshme të lëkurës. Gjetjet nga studimet kërkimore sugjerojnë gjithashtu se një dietë që përmban shumë sheqer ose karbohidrate të tjera të rafinuara, mund ta përshpejtojë plakjen.

Edhe Dhjetë mënyrat më të mira për ta luftuar plakjen Lifestyle Dhjetë mënyrat më të mira për ta luftuar plakjen

Gjumi i pamjaftueshëm

Gjumi është koha kur trupi juaj i nënshtrohet mirëmbajtjes së nevojshme, rinisjes dhe riparimit të gjithçkaje, nga truri deri tek lëkura juaj. Për më tepër, gjumi i mjaftueshëm duket se ul rrezikun e disa sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe demencën. Ekspertët sugjerojnë që t’i bëni nga 7 deri në 9 orë gjumë në ditë.

Konsumimi i lartë i alkoolit

Përdorimi i tepërt dhe kronik i alkoolit mund t’ju plak para kohe, si brenda ashtu edhe jashtë trupit. Alkooli dehidraton lëkurën dhe shkakton inflamacion, i cili mund të çojë në skuqje, ënjtje dhe pëlcitje të kapilarëve. Gjithashtu mund ta dëmtojë zemrën dhe ta parandalojë mëlçinë nga detoksifikimi i duhur i trupit dhe përpunimi i yndyrave dhe karbohidrateve. Për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe për të zvogëluar rrezikun e kancerit ose sëmundjeve të zemrës, ekspertët rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se dy pijeve në ditë për burrat dhe një për gratë.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Për ta mbajtur zemrën, trurin dhe imunitetin tuaj në formë të mirë dhe për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës, ushtroni në shumicën e ditëve të javës. Ushtrimi i moderuar mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe e forcon sistemin imunitar. Nga ana tjetër, kjo ia jep lëkurës një pamje më rinore. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon 30 minuta ushtrime të moderuara (si ecja e shpejtë) në ditë, për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Edhe Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni Lifestyle Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

Konsumimi i duhanit

Qindra toksina që gjenden në tymin e cigares shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, duke parandaluar që oksigjeni dhe lëndët ushqyese të arrijnë në lëkurë. Pirja e duhanit përshpejton shumë shpejt plakjen e lëkurës. Shkakton rrudha dhe një çehre të zbehtë dhe të përtharë. Në të njëjtën kohë, këto toksina dëmtojnë enët e gjakut, zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat. Sipas një hulumtimi të botuar në “JAMA”, studiuesit zbuluan se duhanpirësit kishin tre herë më shumë rrudha se personat që nuk konsumojnë duhan.