Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkenca vërteton: Duhet të përdorni buzëkuq

Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e Chanel në Kolegjin eGettysburg, në Pensilvani, buzëkuqi shumë herë na bënë të dukemi më të rinj dhe atraktiv, për shkak të asaj që quhet kontrast i fytyrës ose intensiteti i kundërt mes buzëve dhe pjesës tjetër të lëkurës.

Buzëkuqi si në vitet e 60-ta apo të 70-ta është gjithmonë në trend.

Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Harvardit ka treguar se gratë që përdorin më shumë buzëkuq janë më të sigurta në punë. Si pjesë të këtij studimi u pyetën rreth 100 njerëz se çfarë mendonin për gratë që përdornin make-up më të rëndë, kundrejt grave që përdorin make-up më natyral.

Rezultatet treguan se gratë me make-up më të guximshëm janë parë si më kompetente në punët e tyre.

Buzëkuqi ndër të tjera është element shumë i rëndësishëm i grimit për të tërhequr vëmendjen.

Artikuj të ngjashëm