Të gjithë e dimë se bazë e çdo diete është që të konsumojmë sa më shumë perime.
Megjithatë, studimet e reja shkencore zbulojnë se disa perime nuk duhet konsumuar nëse planifikojmë të heqim kilogramët e tepërt.
Perimet janë gjithmonë të ndërlidhura me ushqimin e pasur me vitamina dhe konsiderohet se paraqesin bazë ideale të çdo plani të ushqimit për shëndet të mirë, por edhe për dobësim, transmeton ksp.
Por, ekspertët e shkollës së Harvardit për shëndet publik kanë kryer një studim në të cilin kanë marrë pjesë 13.000 persona të rritur.
Studimi, i cili ka zgjatur më shumë se 20 vjet, ka treguar se perimet që përmbajnë niseshte ndikojnë në shtimin e kilogramëve.
Në këto perime “të rrezikshme” bëjnë pjesë patatet, fasulet, misri. Ky i fundit madje konsiderohet se ndikon më së shumti në shtim të peshës.
Nëse dëshironi të dobësoheni ose të mbani peshën aktuale, rekomandohet konsumimi i perimeve të pasura me fibra, si brokoli, lakra, karota.
Po ashtu, rekomandohet marrja e perimeve me sasi të lartë të ujit – domatet, trangujt, sallatat e gjelbra, kungulli i njomë, rrepka.
Këto perime kanë jashtëzakonisht pak kalori dhe njëherësh janë shumë ushqyese dhe të shëndetshme.