Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes. Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm. Këto simptoma janë:

Mpirje e qafës
Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
Mpirje të kokës
Dhimbje e fortë të syrit
Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
Pamundësi në lëvizjen e qafës

Shkaqet e dhimbjes prapa koke

Tensioni

Edhe Çfarë tregon për shëndetin dhimbja mbrapa koke Lifestyle Çfarë tregon për shëndetin dhimbja mbrapa koke

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme. Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

Lëndimet e qafës

Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme. Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë. Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si të përballeni me dhimbjen prapa koke

Ndryshoni mënyrën e qëndrimit

Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë. Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

Edhe Si të evitohen dhimbjet e qafës gjatë natës Lifestyle Si të evitohen dhimbjet e qafës gjatë natës

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.

Kompresat e ngrohta

Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.

Kur duhet të shqetësoheni?

Edhe Çfarë duhet të dini rreth dhimbjes në anën e majtë të kokës Lifestyle Çfarë duhet të dini rreth dhimbjes në anën e majtë të kokës

AgroWeb.org ju këshillon se është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës
Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare
Vëreni një rënie të shpejtë në peshë
Pësoni fraktura të shpeshta
Keni vështirësi në ecje.