Një qershori përveç që është dita ndërkombëtare e fëmijëve, po ashtu shënon ditën globale të prindërve.
Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012 dhe nderon prindërit në të gjithë botën. Dita Globale ofron një mundësi për të vlerësuar të gjithë prindërit në të gjitha anët e botës për angazhimin e tyre vetëmohues ndaj fëmijëve dhe sakrificën gjatë gjithë jetës për të ushqyer këtë marrëdhënie.
Që nga vitet 1980, roli i rëndësishëm i familjes gjithnjë e më shumë ka ardhur në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme miratoi një numër rezolutash dhe shpalli Viti Ndërkombëtar i Familjes dhe Dita Ndërkombëtare e Familjeve.
Duke theksuar rolin kritik të prindërve në rritjen e fëmijëve, Dita Globale e Prindërve pranon gjithashtu se familja ka përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Për zhvillimin e plotë dhe harmonik të personalitetit të tyre, fëmijët duhet të rriten në një ambient familjar dhe në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi.
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që gëzojnë burrat
- Dita Ndërkombëtare e Gruas: Tetë veprime për një botë më të barabartë
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale