Cistet janë qeska të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores.
Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjate jetës. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohen me pak probleme dhe nuk janë të rrezikshme, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim brenda pak muajsh, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë çrregullime menstruale, dhimbje pelvike, dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve, të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, shtypje në zorrën e trashë.
Ju duhet kërkoni ndihmën e mjekut në rastet kur dhimbjet e fundit të barkut janë forta, keni dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella, si dhe kur keni shenja të shokut si shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi.