Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut

Tumoret karcinoide hapin më pak metastaza ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë.

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemorragjia e brendshme mikroskopike , e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve.

Nëse hemorragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut , kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Simptomat e kancerit të stomakut:

1. Dhimbje në pjesën e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të qetësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.

Edhe Si të minimizoni rrezikun e kancerit të stomakut? Lifestyle Si të minimizoni rrezikun e kancerit të stomakut?

2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.

3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.

4. Të vjella me gjak.

5. Të vjella pas ushqimit.

Edhe Katër simptomat e kancerit Lifestyle Katër simptomat e kancerit

6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.

7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.