Vitamina D e luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve të kalciumit në trup, i forcon eshtrat dhe kontribuon për dhëmbë të shëndetshëm dhe garanton muskuj të definuar. Kur keni mungesë të vitaminës D në trup, i keni simptomat e mëposhtme.
Vitamina D quhet edhe "vitaminë e diellit" prandaj rrezitja mund të kontribuojë në absorbimin e saj.
Keni fraktura të shpeshta të eshtrave
Trupi ndalon së ndërtuari masën eshtërore rreth moshës 30- vjeçare, ndërsa mungesa e vitaminës D do t’i përshpejtojë dhe do t’i përkeqësojë simptomat e osteoporozës, e cila zakonisht shfaqet në moshën e tretë, transmeton Koha.net. Prandaj nuk është për t'u habitur që njerëzit me mungesë të vitaminës D janë më të prirë ndaj thyerjes së eshtrave sesa ata që kanë sasi të mjaftueshme në trup.
Ndieni dhimbje në eshtra
Edhe
Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D
Një dhimbje delikate, por vazhdimisht e pranishme në eshtra dhe nyje mund të jetë rezultat i çrregullimeve mjekësore si artriti, osteomalacia apo fibromialgia. Për këtë ndjenjë të pakëndshme mund të jetë fajtor edhe mungesa e vitaminës D. Nëse dyshoni në mungesë të vitaminës D, ia vlen ta kontrolloni gjendjen e vërtetë të cilën do ta zbulojë një analizë e thjeshtë e gjakut.
Jeni me disponim të keq
Depresioni klinik në shumicën e rasteve është i lidhur drejtpërdrejt edhe me mungesën e vitaminës D. Edhe pse nuk ka dëshmi të qarta për këtë, ekspertët besojnë se mungesa e kësaj vitamine ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotoninë, i cili e përcakton disponimin tek njerëzit.
Djersiteni tepër
Djersitja e tepërt ka shumë shkaqe, ndërsa një prej tyre është edhe mungesa e këtyre substancave të rëndësishme në trupin e njeriut. Në qoftë se fytyra ju "shkëlqen" prej sasive të mëdha të djersës që e tajitni edhe kur trupi juaj pushon, ndodheni në një mjedis mesatarisht të freskët, ndërsa temperatura e trupit nuk është më e lartë se 37 gradë celsius, atëherë mendoni ta bëni një analizë për zbulimin e mungesës së vitaminës D.
Edhe
Çka ndodh me trupin kur nuk ka mjaftueshëm Vitaminë D?
Ndieni plogështi dhe lodhje
Nëse ndiheni të lodhur dhe të plogësht edhe pas tetë orëve gjumë cilësor, atëherë mund të vuani nga mungesa e vitaminës D. Për forcën e trupit nuk është përgjegjës vetëm hekuri, por edhe kjo vitaminë e cila e rrit kontrollin e muskujve, përcjell Koha.net. Për vetëm gjysmë viti plogështinë e trupit mund ta rigjenerojmë përmes suplementeve që përmbajnë vitaminë D.