Gjiganti farmaceutik Roche qysh në shtator e ka në plan ta fusë në treg një test të shpejt për koronavirus. Me këtë lloj testi rezultati do të dalë për 15 minuta, ka njoftuar kompania, shkruan “Blick”.
Sipas kompanisë testi fillimisht do të përdoret në Evropë nga fundi i shtatorit, më pas është planifikuar të merret leje nga Autoritetet e SHBA-së për futjen në treg të këtij testi edhe atje. Testi ka një besueshmëri të lartë. Sipas Roche, 40 milionë teste të shpejta do të jenë në dispozicion në muaj, kur të hyjë në treg. Ky kapacitet do të dyfishohet deri në fund të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus
-
Testi prototip për COVID-19, me rezultat tri herë më të shpejtë
-
Singapori zhvillon testin që do të mund ta identifikojë COVID-19 brenda pak sekondash
-
Nisin testimet e para për koronavirus në Aeroportin Heathrow të Londrës
-
”Roche” prezanton një test antigjenik në volume të mëdha