Kompania farmaceutike franceze Sanofi dhe ajo britanike GlaxoSmithKline kanë filluar provat klinike të vaksinës kandidate për COVID-19 me bazë proteinat, dhe synimi është të arrihet në fazën finale të testimeve deri në dhjetor.
Nëse rezultatet japin përfundim pozitiv, atëherë Sanofi dhe GSK shpresojnë që vaksina të aprovohet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Provat janë aktualisht në fazën “1/2 të studimit” që ka synim të evaluojë sigurinë, tolerancën dhe reagimin iminutar të vaksinës në 440 të rritur të shëndetshëm në 11 vende në SHBA.
Vaksina kandidate përqëndrohet te proteinat ngjashëm si vaksina e gripit sezonal e Sanofit. Do të shtohet edhe një substancë ndihmëse për t’i dhënë shtytje vaksinës, substancë e prodhuar nga GSK-ja.
Kompanitë janë duke përgatitur prodhimin për të qenë të gatshme të prodhojnë një miliard doza në vitin 2021.
-
“Pfizer” nis testimin e pilulës eksperimentale kundër COVID-19
-
“Pfizer”-“BioNTech” nisin testimin e vaksinës te fëmijët nën 12 vjeç
-
“Pfizer” e “Moderna” testojnë vaksinat për variantin e ri të COVID-19
-
Një kompani franceze dhe një britanike thonë se s’ka vaksinë deri në fund të vitit 2021
-
Pfizeri mund të nisë shpërndarjen e vaksinës në dhjetor