Të gjithë njerëzit shkojnë në banjë, por kjo nuk do të thotë se duhet çdo ditë
Të shkuarit në banjë çdo ditë për të kryer nevojën nuk do të thotë se ju bën të shëndetshëm. Kjo sepse organizmat janë të ndryshëm. Pra dikujt i tretet ushqimi më shpejt e shkon për çdo ditë në banjë, e dikujt i tretet më ngadalë dhe i duhet të shkojë në banjë 3 herë në javë. Kështu ka thënë Dr. Michael Camilleri i cili është profesor në divizionit Gastroenterologjisë në Minnesota.
Kur bëhet fjalë për lëvizjet e zorrëve si një masë e shëndetit, frekuenca nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm. Disa faktorë mund të ndikojnë se sa shpesh duhet të shkoni në banjë, duke përfshirë dietën, hidratimin, stresin, moshën, përdorimin e ilaçeve dhe rrethanat sociale, tha Dr. Trisha Pasricha, një gastroenterologe në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
Nëse shkoni të vizitoheni te mjeku për problemet me jashtëqitje, mjekut tuaj do t’i interesojë si duket fecesi juaj më shumë se sa herë shkoni në banjë.
Profesionistët mjekësorë vlerësojnë cilësinë e fecesit duke përdorur grafikun “Bristol Stool”, i cili i klasifikon feceset në shtatë grupe. Llojet më të shëndetshme të fecesit janë tipat tre dhe katër, fecese që kanë formën e një salsiçe me çarje në sipërfaqe, ato që i përngjajnë gjarprit dhe ato të lëmuara.
Nëse kryeni nevojën tre herë në javë dhe konsistenca është e vështirë ose e fortë, kjo mund të jetë në rregull nëse nuk keni bërë ndonjë ndryshim në cilësinë tuaj të jetës, tha Pasricha.
Por nëse keni vështirësi gjatë procesit të kryerjes së nevojës apo nëse ndjeni sikur nuk po zbrazet tërësisht zorra juaj, ndoshta duhet të bëni disa ndryshime në ushqim dhe stilin e jetës. Ekspertët rekomandojnë që të shkoni më shpesh në wc ose të keni cilësi më të mirë të fecesit, e kjo arrihet përmes ushqimit të mirë.
"Ne nuk kemi evoluar për të kryer nevojën ulur në kënd të drejtë apo 90 gradë, gjë që ne bëjmë tani. Dikur të gjithë kishim problem në jashtëqitje", tha ajo. "Ulur në atë lloj këndi të drejtë, këndi 90 gradë në të vërtetë e pengon kalimin e lirë të fecesit. Pra të ulurit në kënd të ngushtë është pozita ideale për të ndenjur derisa po kryeni nevojën”.
Ashtu siç duhet të bëni zgjedhje të mira për të bërë gjumë të qetë, duhet të bëni zgjedhje të mençura të ushqimit e pijeve për të mbajtur zorrët të shëndetshme.
Ngrënia e fibrave të mjaftueshme nga perimet, frutat, drithërat e plota dhe arrat mund të ndihmojë në parandalimin e konstipacionit, thanë ekspertët. Marrja totale e fibrave duhet të jetë të paktën 25 gramë në ditë.
Disa studime kanë zbuluar se kajsitë dhe kumbullat mund të jenë veçanërisht të dobishme për lehtësimin e konstipacionit, thanë ekspertët. Por mos hani shumë fibra, pasi kjo mund të rezultojë në fryrje abdominale ose fecese të lirshme, thanë ekspertët. Të qenit mjaftueshëm i hidratuar zbut fecesin në mënyrë që ta kaloni atë pa u tendosur, tha May.
Kafeina konsiderohet si një substancë që stimulon kryerjen e nevojës. Indikatorë të tjerë janë edhe lëvizjet trupore, si ecja dhe ushtrimet. Lëvizjet trupore mund të ndihmojnë shumë kanalet tretëse duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për fecesin. Shpejtësia e lëvizjes së ushqimit nëpër organizëm varet nga gjenetika juaj. Por May ka thënë se sistemi tretës mund të nisë të ngadalësohet me moshën.
Kushtet mjekësore si hipotiroidizmi, sindroma e zorrëve të irritueshme, sëmundjet e zorrëve të irritueshme ose koliti ulceroz mund të ndikojnë në rregullsi, si dhe disa ilaçe, si opioidet dhe antidepresantët. Të keni fëmijë ose të shtosh e të humbësh shumë peshë mund të shkaktojë gjithashtu mosfunksionim të legenit, duke e bërë fecesin të vështirë për t'u kaluar, tha May.
Stresi mund të ndikojë në shkuarjen tuaj në banjë. Konsumimi i ushqimit bën zgjatjen e zorrëve duke dërguar kështu një mesazh tek truri pastaj tek palca kurrizore ku nervat nxisin tkurrjen e zorrëve, e kjo pastaj rezulton në lëvizjen e zorrëve. Nëse keni stres ai ndikon në hormonet tuaja, pastaj ndryshimet hormonale dhe ndryshimet në sistemin nervor mund të çojnë në parandalim të lëvizjes së fecesit drejt rektumit, e kjo pastaj çon në kapsllëk. Por disa njerëz kur stresohen pësojnë ekstremin tjetër: diarrenë.
Rregullsia e zorrëve mund të ndikohet nga pos shkuarja në banjë për shkak të mospasjes së qasjes së lehtë apo private në banjë, thanë ekspertët.
Disa njerëz mund të ndihen në siklet të tallen me të tjerët në punë ose në shkollë. Por mos e vononi shkuarjen në banjë, koha e duhur për të dalë jashtë është kur ndjeni nevojën për ta bërë këtë, thanë ekspertët.
Nëse duhet të uleni në tualet për më shumë se pesë deri në 10 minuta, duhet ta diskutoni çështjen me mjekun tuaj, tha Kamilleri. Fryrja ose distensioni abdominal ose dhimbja janë shenja të tjera që tregojnë se frekuenca e lëvizjes së zorrëve po ndikon negativisht në shëndetin tuaj.
Por nëse jeni duke marrë shumë kohë në tualet sepse jeni duke përdorur telefonin tuaj, mos lejoni që kjo t'ju shpërqendrojë, tha Camilleri.
Përgatiti: Vita Abrashi- Kajtazi