Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sa kalori keni nevojë për të marrë çdo ditë

Marrja e përditshme e kalorive duhet të kufizohet në 1,800, tregon një studim i ri.

Rekomandimet aktuale për gratë është 2.000 kalori, ndërsa për meshkujt numri i kalorive në baza ditore është rritur për 500.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Instituti për Anglinë Shëndetit Publik ka nisur një fushatë që përfaqëson '400-600-600', që do të thotë se duhet kufizuar marrja e ushqimit në 400 kalori në mëngjes, ndërsa në drekë dhe darkë nga 600.

Ky rregull i lejon dhe dy gërzima në ditë prej 100 kalorive, të cilat, kur përmblidhen, arrijnë në 1,800 kalori. Sipas Institutit, të rriturit aktualisht konsumojnë 200-300 kalori më shumë sesa duhet.

Shifrat e fundit kanë treguar se britanikët janë vendi i gjashtë më obezë në botë. Një në katër të rritur ka probleme me obezitetin, ndërsa deri në 36 për qind janë mbipeshë.

Instituti i Shëndetit Publik të Anglisë thotë se kaloritë janë përgjegjëse për mbipeshën dhe njerëzit duhet të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme, transmeton KP.