Lifestyle

Sa hapa duhet të bëni për t’i djegur ushqimet dhe pijet tuaja të preferuara?

Shumë prej nesh kanë synim të ecin 10 mijë hapa në ditë në përpjekje për ta mbajtur veten të shëndetshëm dhe trupin në formë.

Por, kjo nuk mjafton për të djegur disa prej ushqimeve tuaja të preferuara.

Siç zbulon një udhëzues i “Daily Mail”, ato hapa mjaftojnë për të larguar gjitha kaloritë që fshihen brenda një biskote luksoze “High Street”.

Ose, nëse preferoni të hani ëmbël, atëherë do të mjaftonte t’i largonte kaloritë që merrni nga pesë krahë pule të “Nandos”, apo një tost të thekur me proshutë e djathtë nga “Starbucks”.

Të tri këto opsione përmbajnë më pak se 400 kalori, të cilat, në teori, mund të largohen me vetëm 10 mijë hapa.

Kjo llogari bazohet në atë që dikush është mes 167 centimetra e 180 centimetra dhe peshë rreth 73 kilogramë.

Me fjalë të tjera, lartësia dhe pesha mesatare.

Një person i kësaj madhësie do të djegtë rreth 40 kalori në çdo 1000 hapa që bën, nëse është duke ecur me shpejtësi rreth 5 kilometra në orë.

Kjo është sipas një kalkulatori online të hapave për kalori, të bazuar në hulumtimin e Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive.

Studimi i vitit 2011 shikoi se sa kalori digjen në një hap. Ai prodhoi shifrat e kalorive duke marrë parasysh mesataren e kalorive që djigjen duke ecur me shpejtësi prej 3.2 kilometra deri 6.4 kilometra në orë.

Energjia që digjni gjatë ecjes varet nga gjatësia, pesha, shpejtësia dhe numri i hapave që bëni.

Sa më shpejt ecni, aq më shpejt rrah zemra dhe aq më tepër kalori digjni. Dhe sa më i rëndë që jeni, aq më pak hapa do të ju duhet të bëni për të djegur kaloritë shtesë.

Marrja e rekomanduar e kalorive për gratë është 2000 në ditë dhe për burrat 2500 në ditë.

“Dai Mail” ka bërë një listë prej 100 prej ushqimeve dhe pijeve më të pëlqyera në Britani të Madhe, duke filluar nga menyja e McDonaldos dhe ajo e Tescos.

Një Big Mac i McDonaldsit ka 493 kalori, kështu që për të djegur këtë duhen 12.325 hapa.

E një picë e speciale margarita e Pizza Hut ka 1380 kalori, që të duhen 34.500 hapa afërsisht.

Një simite me kanellë në “Gail’s” ka 602 kalori, pra duhet bërë 15.050 hapa për të djegur këto kalori.

Një çokollatë e madhe e nxehtë nga “Costa” ka 524 kalori, pra duhet bërë 13.100 hapa.

Rreth 5300 hapa të duhen për ta djegur një Coca Cola të madhe në McDonalds që ka 212 kalori.

Trajneri personal Matt Roberts, që ka ndihmuar persona të famshëm si Adele, Naomi Campbell dhe Ellie Goulding, sugjeron marrjen e shkallëve në vend të ashensorit dhe po ashtu ecjen deri në punë.

“Është mënyra më e shpejtë për të djegur kalori shtesë gjatë ditës, pa vendosur një vend të caktuar për stërvitje. Do të mahniteni me këtë”, ka thënë Roberts.

Dietologia Duane Mellor, thotë se nuk duhet të ndihemi me faj për ushqimet që hamë dhe të “shfajësojmë veten duke bërë ushtrime”.

Në vend të kësaj, ajo u bën thirrje njerëzve t’i përmbahen një diete të shëndetshme e të ekuilibruar dhe të qëndrojnë aktiv fizikisht.

{gallery}