Lifestyle

Rreziqet shëndetësore që sjell pirja e tepërt e ujit

Konsumimi i ujit është qenësor për trupin dhe organizimin e çdo qenieje të gjallë. Ekspertët thonë se sasia e ujit që konsumohet çdo ditë, luan rol në shëndetin e përgjithshëm. Por, sipas MayoClinic, edhe konsumimi i tepërt është i dëmshëm dhe në disa raste, mund ta rrezikojë jetën.

Kur konsumoni shumë ujë, veshkat do ta kenë të pamundur ta largojnë tërësisht. Uji i tepërt e rrit komponentin e natriumit në organizëm dhe hollon gjakun.

Kjo ndryshe njihet si hiponatremia dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.

Uji i tepërt në organizëm shkakton edhe ulje të të rrahurave të zemrës, dhimbje të kokës, dridhje të duarve dhe djersitje.

Për ta kuptuar se a pini ujë jashtë normales, përcillni ngjyrën e urinës. Në rast se ngjyra është në të bardhë, keni parasysh se e keni tepruar dhe patjetër duhet ta ulni dozën.

Mjekët propozojnë që dy litra ujë në ditë janë të mjaftueshme për të qëndruar të hidratuar.