Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rreziqet që i kanosen trupit nëse hani ëmbëlsira çdo ditë

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël.

Megjithatë, stresi i përditshëm dhe rrjedhimisht kjo mënyrë e të ngrënit janë të dëmshme për shëndetin.

Ëmbëlsirat janë një delikatesë prej së cilës ndoshta nuk mund të heqim dorë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë.

Nëse futesh në këtë kategori dashamirësish të ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni "të ëmbël".

Do të shtoni peshë

Edhe Ëmbëltuesi i ushqimeve të përpunuara shkak i mbipeshës e sëmundjeve metabolike Lifestyle Ëmbëltuesi i ushqimeve të përpunuara shkak i mbipeshës e sëmundjeve metabolike

Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori.

Një kek i thjeshtë me djathë mund të ofrojë 830 kalori, të cilat nëse konsumohen çdo ditë me ritme të tilla do të kenë ndikim negativ në peshën tuaj trupore.

Në vija të trasha, sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë.

Sëmundjet e zemrës

Pjesa dërrmuese e ëmbëlsirave është e mbushur me yndyra të ngopura që bllokojnë arteriet.

Edhe Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup Lifestyle Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup

Sipas eksperteve vetëm 10 për qind e kalorive ditore duhet të vijë nga yndyrat e ngopura.

Ngrënia e tepruar e këtyre yndyrave (po, ëmbëlsirat kanë yndyra) rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe rrjedhimisht nxit shfaqjen sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës janë një binom i rrezikshëm për shëndetin që i hap rrugën problemeve të tjera më të rrezikshme në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Si t’i bëni ëmbëlsirat më të shëndetshme

Nëse jeni të bindur që dëshironi të hani ëmbëlsira çdo ditë, të paktën sigurohuni që ato të përfshijnë fruta të freskëta.

Edhe Studimi i ri tregon se mund të mos keni fare nevojë të hiqni dorë nga gjalpi dhe djathi Lifestyle Studimi i ri tregon se mund të mos keni fare nevojë të hiqni dorë nga gjalpi dhe djathi

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni doza më të larta të vitaminave A dhe C por edhe antioksidantëve.

Zgjidhni gjithashtu të ëmbla që kanë më pak kalori dhe në racione sa më të vogla, të mjaftueshme për të shuar nepsin./AgroWeb