Trupi i njeriut ka nevojë të konsumojë ujë për të qenë i hidratuar.
Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.
Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë njëpërdorimshme dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.
Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyjë në hormonet e njeriut.
“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shtyra nga hormonte si PCSO, kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville, transmeton KP.
Ajo çka duhet të bëni është të mos i ripërdorni shishet plastike.
-
Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
Pretendimet se mikroplastika po kontaminon trupin e njeriut “mund të jenë ekzagjeruar”
-
Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit
-
Kimikalet sintetike nëpër ushqime po rrisin rastet me kancer