Glamur dhe romantikë në të njëjtën kohë, grimi rose gold është trendi i momentit për çdo makeup artist.
Nuanca karakteristike e rozës së artë është jashtëzakonisht e gjithanshme, si për ditën ashtu edhe për festat elegante të mbrëmjes.
Kujt i shkon më shumë? Kjo ngjyrë u shkon më shumë femrave me sy jeshile, ose lajthi.
Ju mund të bëni një grim të artë për fytyrën, sytë dhe madje edhe buzët tuaja. Le të frymëzoheni nga sugjerimet tona për shkëlqimin e arit dhe rozës.
Me përzierjen e dy nuancave të arit dhe rozës, me hije ngjyrë kumbull dhe kafe mund të realizoni një tualet mbrëmjeje shumë të sofistikuar, duke e kompletuar me penel të zi.
Artikuj të ngjashëm