Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Gjithashtu vitamina B12 si edhe acidi folik marrin pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxit proceset e rritjes së trupit.
Pra, është e qartë se sa është e rëndësishme Vitamina B12 sidomos gjatë shtatzënësisë, kur trupi i ri krijohet dhe rritet, transmeton ksp.
Furnizuesit e mirë të Vitaminës B12 Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet me origjinë shtazore si mëlçia, mishi, vezët, qumështi dhe djathi. Për këtë mund të kenë probleme të mëdha vegjetarianët e rreptë, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim.
Vitamina B12 në krahasim me lëndët tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij, por të cilat janë me rëndësi jetike.
Efektet e mungesës së Vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike. Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.
-
Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare
-
Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt
-
Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut
-
A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?
-
Për shëndet të mirë nuk mjafton vetëm konsumimi i proteinave, por edhe burimi i tyre