Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Qëndrimi jashtë mund të ulë rrezikun nga diabeti

Qëndrimi në ambient të hapur mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe stresit, pohon një raport.

Të dhënat nga pothuajse 300 milionë njerëz u analizuan si pjesë e rishikimit të studimeve ekzistuese që përfshinin në përfitimet e supozuara të natyrës, transmeton ksp.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi - i cili mbështet vitet e hulumtimeve - do të nxisë mjekët që të rekomandojnë pacientët të shpenzojnë më shumë kohë në hapësira të gjelbra.

Shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore studiuan të dhëna nga 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, për të ardhur në konkludim.

Ata gjithashtu vlerësuan efektin e natyrës te njerëzit në Australi, Evropë dhe Japoni. 'Hapësira e gjelbër' u përkufizua si tokë e hapur, e pazhvilluar me vegjetacion natyror, si dhe hapësira të gjelbra urbane, të tilla si parqet dhe gjelbërimi i rrugëve.

Ekipi krahasoi shëndetin e njerëzve me qasje të vogël në hapësira të gjelbra me atë të njerëzve me sasinë më të lartë të ekspozimit.

Edhe Ecja ul rrezikun nga diabeti Lifestyle Ecja ul rrezikun nga diabeti

Caoimhe Twohig-Bennett, autore kryesore e studimit, pranoi se nuk janë të sigurt se çfarë shkakton përfitimet e gjetura.

"Kalimi i kohës në natyrë sigurisht na bën të ndihemi më të shëndetshëm, por deri më tani ndikimi në mirëqenien tonë afatgjatë nuk është kuptuar plotësisht. Qëndrimi jashtë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes së parakohshme dhe lindjes së parakohshme, dhe rrit kohëzgjatjen e gjumit”, tha ajo.