“Kontrasti i fortë midis individëve me nivele të larta dhe të ulëta të tipareve psikopatike në gënjim pas dy sesioneve trajnuese është i jashtëzakonshëm”, tha hulumtuesja kryesore dr. Tatia Lee.
Hulumtimi i ri sugjeron se njerëzit me aftësi psikopatike nuk janë gënjeshtarë më të mirë për nga natyra, por janë më të mirë në të mësuarit për të gënjyer.
Psikologët në Universitetin e Hong-Kongut kërkuan nga pjesëmarrësit e studimit që ta japin një seri të përgjigjeve të vërteta dhe të pavërteta në lidhje me atë nëse i njihnin subjektet në një koleksion fotografish. Sinjalet i njoftuan pjesëmarrësit nëse të reagojnë apo jo në mënyrë të sinqertë apo të pasinqertë ndaj çdo fotografie.
Pjesëmarrësit e kryen secilin test dy herë. Në mes, vullnetarët u stërvitën se si të gënjejnë në mënyrë më efektive, transmeton Koha.net. Se sa shpejt pjesëmarrësit e studimit e dhanë një përgjigje të pavërtetë kur u kërkua prej tyre, shërbeu si njësi matëse për aftësinë e pjesëmarrësit për të gënjyer.
Studiuesit zbuluan se vetëm ata që treguan dëshmi për tendenca psikopatike në testet personale parastudiuese treguan përmirësime të dukshme në aftësinë e tyre për të gënjyer. Kur u nxitën që ta jepnin një përgjigje të pavërtetë, kohët e tyre të përgjigjes ishin dukshëm më të shpejta pas trajnimit.
Edhe
Zbulohet arsyeja se përse gënjejnë njerëzit
Me fjalë të tjera, psikopatët - ose njerëzit me tipare të personalitetit psikopatik - ishin më të mirë në të mësuarit për të gënjyer.
“Kontrasti i fortë midis individëve me nivele të larta dhe të ulëta të tipareve psikopatike në gënjim pas dy sesioneve trajnuese është i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh se nuk kishte dallime të konsiderueshme në gënjimin mes dy grupeve para trajnimit”, tha dr. Tatia Lee, shkencëtare në UHK, në një njoftim për shtyp.
Lee dhe kolegët e saj i publikuan gjetjet e tyre këtë javë në revistën “Translational Psychiatry”.
Studiuesit besojnë se dallimet në mashtrime mund të shpjegohen nga mënyra se si truri e përpunon informacionin e pavërtetë. Kur dikush gënjen, truri i tyre duhet ta shtypë dhe ta ndryshojë informacionin e vërtetë.
“Kështu, gënjeshtra kërkon një sërë procesesh në tru, duke përfshirë vëmendjen, kujtesën punuese, kontrollin frenues dhe zgjidhjen e konflikteve të cilat kemi zbuluar se janë të reduktuara në individët me nivele të larta të tipareve psikopatike”, tha Lee, përcjell Koha.net.
Edhe
Mënyrat për të njohur një psikopat
Personat me nivele të ulëta të tipareve psikopatike duhej të punonin jashtëzakonisht shumë për ta shtypur informacionin e vërtetë.
“Përpjekja shtesë që iu desh trurit të tyre për t’i përpunuar përgjigjet e pavërteta mund të jetë një nga arsyet se pse nuk e përmirësuan shpejtësinë e tyre të gënjimit”, tha Lee.