Çfarë ju vjen ndërmend kur lexon për vitaminat?
Rekomandohet t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes. Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht. Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër. Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.
Lista e vitaminave
Më poshtë do të lexoni për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.
Vitamina B12
Edhe
Vitaminat jetike për 40 vjeçarët
Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë. Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin. Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.
Ushqimet e rekomanduara nga AgroWeb.org me Vitaminë B12 janë:
• Sardelet
• Salmoni i egër
• Drithërat e plota
• Qumështi
Edhe
Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin gjatë plakjes
• Kosi
• Djathi i bardhë
• Vezët
Nëse nuk konsumoni shumë nga këto ushqime, merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.
Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave. Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës. Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalciumit. Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar. Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.
Edhe
Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare
Probiotikët
Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç. Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit. Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe. Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi./AgroWeb