Truri i njeriut është i programuar që nga zhvillimi i hershëm të fokusohet së pari në negativitet.
Duke u nisur që nga koha parahistorike, njerëzit primitivë kanë qenë të detyruar të mendojnë për rreziqet që i rrethojnë në mënyrë që të mënjanonin rrezikun dhe të siguronin mbijetesën, raporton “Cordico”.
Individët që ishin më të vëmendshëm ndaj rreziqeve kanë jetuar më gjatë dhe kështu kjo gjë është pasuar nëpër gjenet e tyre.
Kjo do të thotë se njeriu mendimin negativ e ka mekanizëm mbrojtës.
Si pasojë truri regjistron, fokusohet e i mban në mend shumë më shumë situata negative sesa pozitive.
Edhe
Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria
Neurologu Rick Hanson ka thënë se mendja është si një pambuk kur bëhet fjalë për negativitetin duke shpjeguar se sa e butë mund të jetë kur bëhet fjalë për situata negative. Por ai gjithashtu ka thënë se mendja është disi si e “hekurt” kur bëhet fjalë për situata pozitive.
Kjo sepse truri i njeriut e ka të vështirë të besojë kur ndodh ndonjë situatë pozitive për shkak se priret të jetë i përgatitur që gjithmonë të “luftojë të keqen”.
Por doktorët rekomandojnë që njerëzit duhet të fillojnë të bëjnë ndryshime duke u fokusuar në situatat pozitive.
Vetëm sepse truri është i përgatitur të mendojë diçka nuk do të thotë se një person nuk mund ta ndryshojë mbarëvajtjen e mendimeve.
Hapi i parë që duhet bërë një person është të shkruajë pesë situatat e mira që ndodhin brenda ditës. Mund të fillohet nga diçka e thjeshtë si për shembull, lindja e diellit, moti i mirë, ndonjë moment i mirë gjatë fëmijërisë apo edhe ndonjë kompliment i marrë në punë.
Hapi i dytë që duhet bërë është të festohet për arritjet duke festuar të gjitha pavarësisht se sa të vogla janë. Nëse dikush humb dy kilogramë mund të shkojë të blejë një veshje të re në mënyrë që të ndihet mirë. Nëse dikush merr një vlerësim në punë duhet darkuar me partnerin.
Si hap i tretë mund të bëhet një listë për të arriturat që dikush ka bërë gjatë jetës. Nëse kjo listë shikohet shpesh, do të jetë një rikujtim i mirë që çon në mendime të mira për veten.
Edhe
Mendimet e vazhdueshme negative mund të ndikojnë keq në aftësitë njohëse më vonë
Hapi i katërt është angazhimi në detyra të ndryshme në mënyrë që të mos ketë kohë truri të mendojë gjërat negative.
Hapi i pestë është rregullimi i frymëmarrjes. Kjo gjë bëhet kur një person ulet në një vend të qetë dhe merr fryme duke menduar në gjëra pozitive dhe e mban frymën për disa sekonda, pastaj kur ta lëshojë frymën t’i lërë të largohen me të mendimet e këqija.