Me pirjen e duhanit rritet aktiviteti fizik dhe zvogëlohet konsumi i ushqimit, por ndalimi i tij ka efekt të kundërt.
Duhanpirësit mesatarisht kanë më pak kilogramë se sa jo duhanpirësit dhe ndikimi i nikotinës në metabolizëm është kompleks.
Nikotina shton ndikimin e leptinës dhe grelinës, që rezulton me uljen e apetitit, transmeton KosovaPress.
Grelini është hormon që stimulon apetitin dhe bëhet fjalë për polipeptidin i cili prodhohet në lukth. Ai së bashku me receptorin ndodhet në gjithë trupin dhe në këtë mënyrë ndikon në shumë funksione trupore.
Me ndalimin e pirjes së duhanit shtohet apetiti dhe rregullohen receptorët për shije në gjuhë, për shkak të të cilëve personi që ka lënë duhanit ndien më shumë shijen e ushqimit.
-
Pse duhanpirësit dobësohen
-
Cili është ndikimi i duhanit te personat që rrinë me duhanpirës
-
Pesë ushqime që kanë përmbajtje të nikotinës dhe mund t’u ndihmojnë ta lini duhanin
-
Këta janë shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni peshë
-
Nuk hani shumë dhe akoma shtoni peshë? Këto janë shkaqet e mundshme