Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse nuk duhet të përzihen kurat natyrale dhe medikamentet

Besimi tek mjekësia alternative ndonjëherë mund të jetë i verbër.

Për shekuj me radhë njerëzit kanë shfrytëzuar bimët dhe vlerat e tyre për të trajtuar një sërë problemesh mjekësore.

Progresi i mjekësisë moderne zbehu disi famën e mjekësisë bimore, megjithatë kohët e fundit kjo e fundit ka pësuar një zhvillim në rritje.

Çfarë është mjekësia alternative?

Mjekësia alternative ka të bëjë me trajtimet me bimë mjekësore të sëmundjeve të ndryshme.

Edhe Kurat natyrale dhe medikamentet, përse nuk duhen përzier kurrë Lifestyle Kurat natyrale dhe medikamentet, përse nuk duhen përzier kurrë

Kjo mjekësi përdor praktika dhe produkte që nuk përdoren në mjekësinë moderne.

Ky term shërben si ombrellë për trajtime si: akupuntura, suplementët e vitaminave, përdorimet e bimëve, e të tjerë.

Çfarë janë trajtimet bimore?

Kjo mjekësi përdor pjesë të ndryshme të një bime, luleje apo fruti për të trajtuar një problem mjekësor.

Këto trajtime nuk kanë nevojë për recetë dhe merren mjaft lehtë nga konsumatori.

Ekspertët thonë se shumë medikamente farmaceutike përmbajnë përbërës bimorë.

Për shembull, morfina vjen nga lulekuqja ndërsa digoksina, një medikament për shëndetin e zemrës, prodhohet duke përdorur luletogëzën.

Ndërveprimi i bimëve mjekësore me medikamentet farmaceutike

Përdorimi në të njëjtën kohë i medikamenteve dhe trajtimeve natyrale mjekësore mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Së pari, nëse ju merrni një kurë bimore dhe ilaçe kundër një sëmundje të caktuar, efekti i të dyjave mund të jetë i njëjtë por i ekzagjeruar.

Ky efekt mund të jetë i mirë për shëndetin por edhe i dëmshëm.

Së dyti, të dy trajtimet mund të kenë ndikime të kundërta duke penguar punën e secilit.

Edhe Shtatë medikamente që nuk duhet të kombinohen me kafe Lifestyle Shtatë medikamente që nuk duhet të kombinohen me kafe

Së treti, trajtimet natyrale mund të kufizojnë përthithjen e ilaçeve farmaceutike në organizëm.

Efektet anësore të kombinimit të ilaçeve me kurat bimore

Kombinimi i ilaçeve me kura bimore mund të prodhojë një sërë efektesh anësore.

Kombinimet më të rrezikshme janë ato ku përfshihen produkte natyrale si:

Xhenxhefili,

Hudhra,

Xhinsengu.

Kur kurat natyrale me përmbajtje xhenxhefili, hudhre apo xhinsengu përzihen me medikamentet për hollimin e gjakut mund të shkaktojnë probleme.

Këtu përfshihet gjakderdhja në nivele të rrezikshme dhe nxirje të lëkurës.

Jamballi mund të ulë efikasitetin e medikamenteve për rrahjet e zemrës dhe të rrisë efektin diuretik të medikamenteve.

Një gjë e tillë shkakton nivele të rrezikshme të kaliumit dhe sodiumit.

Edhe Gjashtë suplemente që nuk rekomandohen për shëndetin e zemrës, sipas dietologëve Lifestyle Gjashtë suplemente që nuk rekomandohen për shëndetin e zemrës, sipas dietologëve

Mjekësia bimore mund të konsiderohet efikase nëse përdoret siç duhet.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që përbërësit e tyre mund të ndërveprojnë negativisht me medikamente të caktuara duke rrezikuar kështu jetën./AgroWeb.org