Nëse flini më pak se gjashtë orë, ka shumë mundësi që të hasni në probleme shëndetësore.
Doktoresha Rebecca Robbins ka deklaruar në një intervistë për Telegraph se në trurin e njerëzve që flenë më pak se gjashtë orë krijohen toksina, të cilat krijojnë pasoja shumë të rënda.
"Me kalimin e kohës, këto toksina do të grumbullohen dhe do të shkaktojnë çrregullime neurokognitive. Përfundimisht, sëmundja e Alzheimerit ose çmenduria, mund të ndodhë", ka thënë ajo.
Ajo theksoi se hulumtimet kanë treguar se ata që nuk kanë gjumë cilësor kanë dy herë më shumë rrezik nga ftohja dhe gripi. Gjëja kryesore është të përcaktoni kohën kur do të flini dhe t'i përmbaheni planit.
Robbins gjithashtu vuri në dukje se nuk duhet të përdorni telefonin ose ndonjë lloj pajisjeje tjetër elektronike përpara se të shkoni në shtrat. Meditimi mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt.
Temperatura në dhomë duhet të jetë nga 16 deri në 20 gradë Celsius, pasi kjo është temperatura ideale e ajrit për të fjetur.